“Superskandali i “Portit të Durrësit”, Rama u lë shqiptarëve veç 10% të...

“Superskandali i “Portit të Durrësit”, Rama u lë shqiptarëve veç 10% të fitimit, merr për vete 90%”

160
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi sot marrëveshjen e qeverisë Rama për portin e Durrët me një kompani offshore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Rama fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama”, tha ndër të tjera Berisha fhatë një konference për shtyp në selinë e opozitës.

Komentet e Berishës:

Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë.

Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit.

Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit.

Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar.

Dhënia pa garë është dhunim i ligjeve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t’i respektojë.

Berisha: Superskandali i “Portit të Durrësit”, Rama u lë shqiptarëve veç 10% të fitimit, merr për vete 90%:

Ky megaskandal është e tillë, që askush nuk njeh kompaninë, pasi kompania është offshore dhe kjo ështe e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin prona të tilla të shqiptarëve.

Kjo bëhet që Rama dhe bashkëvjedhësit e tij, duan të fshehin fitimet e tyre përrallore nga kjo aferë, në parajsat fiskale të mafias botërore.

Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 mln, ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro, me çmimin aktual.

Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri e japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një % nga 20 deri ne 50%, Edi Rama u len shqiptarëve vetëm 10% të fitimit.

Kurse merr vetë me kompaninë e Emarit-Rama, 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon çdo lloj imagjinate. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY