PD me pyetje të përditshme për inceneratorët: SPAK i di përgjigjet, por...

PD me pyetje të përditshme për inceneratorët: SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart

57
0
Shares

PD vijoi sot me pyetje të përditshme për inceneratorët. “SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot”, deklaroi anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi.

Ja edhe pese pyetje të tjera për inceneratorët:

1. A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?

2. Dini gjë sa buxhet ka secila nga këto kompani?

3. Dini gjë sa punonjës ka secila nga këto kompani?

4. A ju thotë gjë emri A. Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike?

5. Çfarë lidhje kanë të gjithë këto emra me qindra milionë euro para publike të shqiptarëve që kinse po investoheshin për inceneratorët?

SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot.

Ne do të kthehemi nesër, jo me drejtësinë, por me përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Ato të çojnë te të njëjtët emra dhe të njëjtat gjurmë.

Firma e kundraligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit, i bashkon të gjitha fijet.

Vetëm SPAK nuk i bie në fije.

Pse vallë?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY