Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Sokol Bodes këtë mbrëmje.
Bode u arrestua në Uznovë të Beratit ndërkohë që fshihej prej kohësh në këzë zonë dhe policia nuk koshte bërë ndonjë përpjekje për ta dorëzuar.
Detajet e policisë:
Strukturat e DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Uznova”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Uznovë”, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit:
– S. B., 43 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Shtetasi S. B. është transportuar në Tiranë, pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, për veprime të mëtejshme.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejëshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/