Një person 19 vjeçar ka qëlluar me kaçavide një tjetër gjatë një konflikti në një lokal në Elbasan.
“Në lagjen “Emin Matraxhiu “, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, I cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/