Bordi rrit çmimin e karburantit vetëm pak orë pasi e kishte zbritur...

Bordi rrit çmimin e karburantit vetëm pak orë pasi e kishte zbritur atë

62
0
Shares

Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e për shitjen e hidrokarbureve vetëm pak orë pasi i uli ato.

Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet 221 lekë/litër, duke u rritur me 5 lekë.

Benzina do të shitet me 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes së gazit të lëngshëm do të jetë 80 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 11 gusht ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Vendimet e Bordit të Transparencës të datës 11 gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran të datës 10.08.2022, ku benzina u rrit me + 23$/ton dhe Gazoili u rrit me + 45 $/ton nga data  08.08.2022”, thuhet në njoftimin e Bordit. r.e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY