ELBASAN/ Vjen me të motrën në spital, tha se u përdhunua në...

ELBASAN/ Vjen me të motrën në spital, tha se u përdhunua në një lokal

220
0
Shares

Një vajzë 25 vjeç dyshohet se është përdhunuar, raportoi sot policia e Elbasanit.

25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore. Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin.

Menjëherë policia e Elbasanit është vënë në lëvizje dhe i ka marrë kallëzimin 25-vjeçares nga qyteti i Lushnjës.

E reja në dëshminë e saj ka treguar se ndodhej buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd në një lokal. Ajo pretendon se pranë lokalit është përdhunuar nga një person i paidentifikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY