Ilir Meta fjalor të ashpër ndaj Edi Ramës: Do të duket Erioni...

Ilir Meta fjalor të ashpër ndaj Edi Ramës: Do të duket Erioni i Kolonjës gjigand!

102
0
Shares

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama sonte ndërsa zhvilloi takimin me strukturat e Partisë.

Teksa u ndal te akuzat e Ramës për ndryshimin e mbiemrit të tij nga Metaj, në Meta, ish-presidenti i kujtoi kryeministrit faktin e problemeve familjare, dhe padisë në gjykatë për babain e tij të ndjerë Kristaq Rama.

Ilir Meta: Ka hall nëse e kam mbiemrin unë Meta, apo Metaj, nuk e kam denoncuar ndonjëherë babën unë, siç ka bërç ai. Jam krenar që kam lindur 1 mijë metra mbi nivelin e detit, kam ardhur 1 vjeç në Tiranë, te çerdhja te Pazari i ri, por përveçse që jam shumë i lumtur që kam lindur në Skrapar, jam i lumtur që jam dhe çun i Pazarit të ri, ku mësohej si të mos rrihesh me të gjithë çunat e lagjes.

Për këtë i bihet më të fortit, do i them çunit të Kristaqit, meqë sot është dhe dita e përkujtimit të Havzi Nelës, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti, ky bën si më i forti, unë i bie më të fortit dhe e këpus në mes.

Ti duket Erioni i Kolonjës gjigand pastaj, unë i bie vetë, me kënaqësinë më të madhe, dhe i bie në emër të popullit, vuajtjes, pabesive që ka përjetuar nga një bastard që mendon se do e kthejë Shqipërinë në një vend kavjesh.

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti “vagabond”.

Meta tha se epitetet që Rama i kishte vënë popullit shqiptar, së shpejti do të binin përtokë duke u shprehu se ky është populli i Vojo Kushit.

Ilir Meta: Ashtu e di ti popullin tonë, siç pati thënë dikur popull që nuk i ngrefet. More vagabond, po ne jemi populli i Vojo Kushit. More vagabond që simbol ke Pablo Eskobarin. Që të dhunonin gjithë këta që të rrihnin me shpulla atje, edhe të vinin pistoletën te gjuri.
Edhe prokurorëve u ka vënë patronazhistë. Kush është ky? Ky bën si i fortë?!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY