“ Mafia me në krye Engjëll Agaçin çoi për skrap uzinën e...

“ Mafia me në krye Engjëll Agaçin çoi për skrap uzinën e Ballshit”

85
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me ekspertë të fushës së energjetikës dhe hidrokarbureve ku u diskutua rreth krizës që ka prekur shqiptarët për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Në këtë takim u fol edhe plani i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike, duke thelluar më tej krizën e familjeve shqiptare.

“Mafia me në krye Engjëll Agaçin çoi për skrap uzinën e Ballshit”, tha ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha.

Komentet e Berishës për rafinerinë:

Folëm për naftën. Këtu punon Shell-i, Edi Rama flet për të, por Shell-i ka këtu që në 2010. Por problemi është se u shndërrua në skrap Ballshi. U shndërrua në skrap se e futën në borxhe, me një sistem mafioz, që e përdorën për kolateral uzinën, mirrte qindra milionë euro borxhe dhe në fund rruga e vetme e larjes së borxheve ishte shndërrimi në skrap i uzinës dhe e bënë kështu.
U zhvillua një mafie e tmerrshme, me në krye Engjëll Agaçin. Shqiptarët duhet ta dinë se sapo erdhi në pushtet shkoi në bordin e naftës dhe ai i drejtoi operacionet siç i leverdiste qeverisë dhe partisë.

Berisha: Rama i fali CEZ-it borxhin dhe i fali edhe 100 milionë euro

Ju e cekët çështjen e CEZ. Ne kemi dokumente të avokatëve në arbitrazhin ndërkombëtar dhe jepte garanci që e kemi të fituar. Ai borxh që ai i kishte KESH-it ishte me fatura. Edi Rama me një marrëveshje ja fali borxhin, i dha edhe 100 milionë euro më pas. Gjithçka është e bërë nga dora e kësaj qeverie dhe mbi bazë korrupsioni.
Kemi një tablo mjaft problematike të krijuar nga kjo vjedhje zinxhir, por mundësitë janë. Kaskada është një mrekulli edhe në prodhim dhe si depozitë. Po të kesh edhe burime ajo të jep mundësi ta ruash dhe konservosh. Këta në këto kohë kanë marrë nga Korporata Energjitike e Kosovës çdo ditë nga 1 milionë e ca euro energji dhe në vend që të ruanin kaskadën, këta e hapnin dhe shisnin kaskadën duke e ulur me disa metra.

“300 mijë ton naftë kontrabandohen me lejen e qeverisë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë tryezës me ekspertë të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, theksoi se 300 mijë ton naftë kontrabandohen në vend.

Sipas tij, një pronar peshkarexhash ka 3 të tilla që fut naftë kontrabandë në vend dhe i shkarkon pa u shqetësuar.

“Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri është 0.9 lekë. Ua shet qytetarëve me 95 lekë, 98 herë më shumë. Ia shet biznesit me 200 e ca lek. Po ndalem në këto për të ju thënë qytetarëve se potenciali i ndryshimeve të thella dhe të menjëhershme, është i plotë dhe i mundshëm. Dhe ne këtë premtojmë, sepse ne jemi në betejë me qeverinë. Me të drejtë pyesin, se ju jeni në betejë, por nëse kjo qeveri ikën, çfarë ofroni ju.
Unë dje deklarova se së pari do të përgjysmojmë bazën fiskale të naftës. Do të subvencionojmë 100% biletat e udhëtimit, urban dhe interurban. Nuk po shpikim, e kanë bërë të tjerët. A kemi ne mundësi ta bëjmë këtë? Plotësisht. Ne jemi vendi që prodhojmë 1 milionë ton naftë. Sot konsumi i naftës me 300 e ca mijë automjete më shumë se në vitin 2012, është më i paktë se sa ishte në vitin 2012. Në këtë vit, ARMO prodhonte rreth 150 mijë ton D-dysh, dhe 500 mijë ton importohej. Konsumi ishte tek 700 mijë ton.
Konsumi tek këto automjete që janë sot, duhet të jetë të paktën 800 mijë ton. Janë 300 mijë ton, që kontrabandohen, por si? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që të futet në arka bananesh. Është i njohur zinxhiri. Ka pronar peshkarexhash që bëjnë kontrabandë nafte. Vetëm njëri ka 3 të tilla që kontrabandën naftë që i shkarkon lirshëm dhe thuhet se e takon periodikisht kryeministrin. Nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të qeverisë.
Nëse do ta luftonim këtë kontrabandë, do ta përgjysmonin barrën fiskale. Nuk e taton kush në botë naftën, 1.1 euro”.

“Në 9 vite qeveria nuk shtoi një burim energjie. TAP-i arritje, Shqipëria luajti rol kryesor”

Energjia është një problem themelor për çdo vend, por e them me bindje të plotë dhe fakte, se Shqipërinë e sollëm në vitin 2013 në prag të një zgjidhje përfundimtare.
Kjo qeveri nuk ka shtuar asnjë burim. Janë të gjitha burime energjetike të licencuara para ardhjes së kësaj qeverie në pushtet.
Një tjetër aspekt ku Shqipëria luajti një rol thelbësor, është TAP. TAP është TAP-i për dy arsye kryesore; Qeveria e Azerbajxhanit donte që gazin e Kaspikut ta sillte në Europën Perëndimore. Absolutisht të gjitha vendet që kemi rrotull ishin kundër, përveç Shqipërisë e cila loboi fort dhe sot Europa ka një korridor gazi jo rus dhe aksionet e Shqipërisë në këtë nisëm, janë shumë të mëdha. Jo vetëm në rrafshin strategjik.
Këta që në 9 vite nuk qenë të zot të shtonin një burim energjie, në vend që të vazhdonin procesin me gazifikimin e vendit, e morën në mënyrën jo më serioze. Janë të filmuara një takim i Damian Gjiknurit në vitin 2014 me kompaninë Azere, Socar, për gazifikimin e Shqipërisë, gjithçka e rënë dakord më parë nga ne. Dhe të njëjtin akt, firmos 4 vite më vonë, me të njëjtin fjalor, e firmos kjo që është sot ministre. Çfarë bënë këta. Për të fshehur këtë papërgjegjshmëri të tyre thanë, se kontrata nuk parashikon dalje gazi në territorin shqiptar.
Kontrata parashikon dalje në Seman, dhe dalje tjetër në Fier, nëse Shqipëria vendos sasinë sa do të ketë për gazifikim dhe TEC. I ka të parashikuara, por kjo donte njerëz serioz që ta konsideronin energjinë çështje themelore të një vendi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY