“Rama e konsideron energjinë si një mjet terrori ndaj shqiptarëve”

“Rama e konsideron energjinë si një mjet terrori ndaj shqiptarëve”

59
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tryezë bisede me ekspertë të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Rama e përdor energjinë si një mjet terrori ndaj shqiptarëve.

Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe energjia elektrike. Nuk ka logjikë në botë që të pranojë që në Shqipëri nafta të shitet me 3-shin e çmimit të bursës, ndërkohë më përpara është shitur me dyfishin e çmimit. Sot ajo shitet 3 pikë sa herë më shumë.
Nuk ka llogjikë ekonomike që të pretendohet se, do të ndërpresim energjinë, në vitet më të lagëta të vendit, që 99.9% të energjisë elektrike e ka nga uji. Të vendit që ka prodhuar falë burimeve të reja, 9 terravat nga 7 që konsumon në total. Rritja e çmimit për bizneset, shkatërrimtare. Dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput e bazuar në vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri, me dokumente, ka blerë energji me 250 euro megavatin, në një kohë kur në bursë shitej me 80-82 euro. Duhet ta dinë se blejnë energji me 520 euro, kur në bursë shitet me 410 euro. Blejnë energji çdo 2 ditë dhe nuk bëjnë një tender dhe një kryeministër që terrorizon qytetarët dhe u thotë se, por nuk u gjet energji në treg do e ndërpresim. Do e ndërpresë dhe do thotë nuk u gjet. E konsideron si mjet terrori. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY