Shantazhi nga nxënësi për 200 mijë lekë, flet drejtori i shkollës: Ja...

Shantazhi nga nxënësi për 200 mijë lekë, flet drejtori i shkollës: Ja e vërteta

77
0
Shares

Një nxënës 16­vjeçar i vendos gjobë drejtorit të shkollës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur policia përmes një komunikate të saj njoftoi arrestimin e të miturit. Bëhet fjalë për nxënësin dhe drjtorin e shkollës 9 vjecare “Shyqyrin Peza”. Autori i gjobëvënës duket se ka pasur një konflikt më të hershëm me drejtorin e shkollës. Mësohet se ky i fundit prej katër vitesh ishte drejtor i shkollës 9­vjeçare në Kombinat. Rreth një vit më parë, tre djem të shkollës i kishin dëmtuar makinën. Drejtori ka thënë se mes këtyre djemve ishte edhe shtetasi A.Xh., autori i gjobëvënës tashmë i arrestuar.

Në një intervistë për Shekullin ai shprehet i shokuar për sa shkruhet. Sipas tij. “afera do të thotë shumë, por djali për të marrë lekët thoshte ç’të donte dhe si të donte, se është anonim”. Pyetur për ngjarjen drejtori ka thënë se: “Unë kam që të premten që më bëhet presion nga një person anonim dhe nuk kam qënë i qetë. Këtu dal sikur unë kam bërë gjithçka. Unë bëra denoncimin se nuk doja të bëja vetëgjyqësi, sepse shkonte më keq, ndaj ndoqa rrugën ligjore. Shkurt, djali në fjalë më ka dëmtuar makinën para një viti pa asnjë shkak. Prindërit e tij e morën përsipër ta rregullojnë dhe dhe e mbyllëm problemin pa asnjë masë”. Ai thotë me tej se kërcënimi i është bërë përmes FB nga një profil anonim “Ti je zemra ime” dhe ai nuk e kishte idenë se mund të ishte një nxënës i shkollës. Ai vendosi ta ndiqte ligjërisht cështjen, ndaj lajmëroi edhe policinë. “Dua 200 mijë lekë të vjetra dhe një stekë pakete që ta mbyll gojën më tha. Dhe unë e mora me të mirë që ta gjejë ndërsa vendosa me policinë që ta kapim. Kur del më pas që ishte nxënësi i shkollës. U shokova dhe tani shkruajnë gjëra të paqëna për afera me mësueset. Sa turp, unë kam një shkollë model dhe me kushte shumë të mira, me nxënës shumë të mirë. Ndërsa na del një që shkatërron punën dhe bëhet i besueshëm”­ thotë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY