Florind Balliu, hodhi gruan nga kati i gjashtë dhe më pas u...

Florind Balliu, hodhi gruan nga kati i gjashtë dhe më pas u hodh dhe vetë në Bronx në Nju Jork, çfarë thanë fqinjët për policinë amerikane

730
0
Shares

Aktori shqiptar i humorit Florind Balliu dhe gruaja e tij, Ornela humbën jetën në mënyrë tragjike në Bronx të Nju Jorkut pas një feste që po zhvillohej në banesën e aktorit shqiptar me rastin e ditëlindjes së tij.

35-vjeçari, Belliu ka hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij nënkatin e 6-të, bashkëshorten e më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur dhe vetë, njoftoi policia e Nju Jorkut ndërsa shkaku i këtij krimi mbetet ende i paqartë.

Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje”, tha policia.

“Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë”,  tha një zëdhënëse e NYPD.

Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

Çifti Belliu përkatësisht 35 dhe 28 vjeç kishin dy fëmijë së bashku. Ngjarja ndodhi në ndërtesën Cruger Ave (Kruger Ejv). Trupat e bashkëshortëve u gjetën në oborrin e pasmë të ndërtesës.

“Dëgjova një zhurmë, pastaj shikova jashtë dhe pashë dy trupa. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.Viktimat ishin një “çift i qetë që “mbaheshin për vete”, mësohet të ketë thënë në deklarimet e tij një banor i zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Punonjësi Harold Johnson tha se është takuar me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.

 “Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi”, tha Johnson.

Nga dëshmitë e administruara bëhet e ditur se çifti ishte konfliktuar një ditë përpara festës. Konflikt ky që duket se ka vijuar dhe të shtunën ku u regjistrua dhe ngjarja. Pikërisht kjo pistë po shikohet si një arsyet që mund të ketë shtyrë aktorin shqiptar të ndërmarrë aktin ekstrem.

Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër filma dhe shfaqje komike.

Florind Belliu njihet për rolet e tij në filmat “Amaneti” me regji të Namik Ajazit, “Të fortët” me regji të Altin Bashës, “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit (rol kryesor) dhe “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit ku ka luajtur rolin kryesor.

Në vitin 2017, aktori i cili ishte edhe skenarist prezantoi me sukses shfaqjen e tij “One Week” (Një Javë) në Nju Jork. “One Week” u shfaq tek teatri Producers Club Theaters në Times Square në Manhattan dhe u prit me sukses nga publiku.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY