Debohet gazetarja ruse nga Kosova, spiune e Putinit

Debohet gazetarja ruse nga Kosova, spiune e Putinit

46
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar gazetaren – spiune ruse, Daria Asmalova, raportojnë mediat e Kosovës.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se kushdo që “me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton ta destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Asmalova dje është ndaluar në pikëkalimin kufitar në veri.

“Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, raporton Sveçla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY