Bordi i Transparencës vijon biznesin në kurriz të qytetarëve, nafta në bursë...

Bordi i Transparencës vijon biznesin në kurriz të qytetarëve, nafta në bursë bie në çmimin para luftës

37
0
Shares

Nafta në bursat ndërlombëtare ka rënë në nivelin e para luftës në Ukrainë ndërsa Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur që ta mbajë 220 lekë/ litrin e naftës. Sot është ulur çmimin e naftës me vetëm 1 lek.

Ndërkoihë, benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani. Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.

Njoftimi i plotë:
Bordi i Transparencës në datë 6 Gorrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY