Bie nga karroceria e makinës, vdes 55 vjeçarja në Pogradec

Bie nga karroceria e makinës, vdes 55 vjeçarja në Pogradec

62
0
Shares

55-vjeçarja nga Pogradeci me inicialet M.S është rrëzuar nga karroca e makinës ku udhëtonte dhe ka humbur jetën pak minuta më vonë në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku shtetasja M.S, udhëtonte në karrocerinë e mjetit tip “Mitsubishi” me targa AA 183 MG, të drejtuar nga shtetasi A.Spaho, rreth 45 vjeç. M.S është shoqëruar për në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por pak minuta më vonë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Pocradecit. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY