Tmerri këtë herë ndodh në Dibër, babai përdhunon vajzën e vet 15...

Tmerri këtë herë ndodh në Dibër, babai përdhunon vajzën e vet 15 vjeçe

92
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Dibrës, teksa një shtetas 46 vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij 15 vjeçare. Pasi mori në pyetje vajzën e mitur policia u vu në gjurmët e shtetasit Guri Përgjegji dhe pas 12 orësh ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë

“Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji , i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit”,

Ngjarja

Më datën 18.08.2016 mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative se në një fshat të Njësisë Administrative Kastriot, një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike, efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se:

Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj. Nga veprimet paraprake Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini.

Ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje ku ka rezultuar se:

Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji , i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.

Efektivat e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë krehjen e territorit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në Njesinë Administrative Kastriot Dibër, për veprën penale ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale. Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e Prokurorit . Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY