Epidemiologu Ilir Alimehmeti i kërkon qeverisë shqiptare të zgjerojë dhe liberalizojë kurimin e covid përmes ilaçeve jo vaksinë të miratuara tashmë në SHBA.
”Prej dates 6 Korrik 2022, ne SHBA, FDA-ja ka autorizuar qe Paxlovidi mund te jepet edhe nga farmacistet pa pershkrim nga mjeku per trajtimin e COVID-19, me disa kufizime.
Per kujtese, Paxlovidi eshte mjekimi i perdorur nga vete Presidenti i SHBA-se, i nderuari z. Joe Biden, javen e kaluar.
Ne SHBA, Paxlovidi eshte i autorizuar prej dates 22 Dhjetor 2021 per trajtimin e COVID-19 ne faze te lehte deri ne te moderuar te moshat adulte dhe te femijet 12 vjec e lart dhe me peshe 40 kg e lart, por vetem te ata qe jane ne risk te larte per te perparuar drejt formave te renda te COVID-19, shtrimit ne spital dhe humbjes se jetes.
Per marrjen e Paxlovidit jane te perzgjedhshem paciente te kesaj popullate qe raportojne nje rezultat testi pozitiv ne shtepi permes testeve te shpejta, ose qe kane nje test PCR pozitiv. Nuk nevojitet konfirmimi me PCR i rezultatit pozitiv te testit te shpejte ne shtepi”, shkruan Alimehmeti në rrjete sociale.
Në vijim ai përshkruan situatën në Shqipëri në nivele të ulëta në lidhje me mjekimin e covidit ndërsa kërkon nga ministria e Shëndetësisë, hapa të shpejtë në këtë drejtim.
“Nga ana shqiptare: Ne Shqiperi nuk ka hyre mjekimi me Paxlovid! Ne Shqiperi nuk ka hyre mjekimi me molnupiravir (Lagevrio), autorizuar me 23 dhjetor 2021 nga FDA!
Ne Shqiperi nuk ka teste te shpejta diagnostikuese ne farmaci! Ne Shqiperi nuk njihen zyrtarisht rezultatet e testeve te shpejta ne shtepi!
Keto trajtime duhen futur sa me shpejt ne Shqiperi, per te shpetuar sa me shume jete njerezish! Çdo vonese shkakton dem!”, thekson akademiku. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/