Rrjeti i sulet gazetares Mira Kazhani, ja si e komentoi ngjarjen tragjike...

Rrjeti i sulet gazetares Mira Kazhani, ja si e komentoi ngjarjen tragjike në Potam

233
0
Shares

Një numër i madh frekuentuesish të rrjeteve sociale kanë reaguar sot pas një shkrimi të gazetares Mira Kazhani. Ajo ka komentuar vrasjen e 7 vjeçares me skaf nga oficeri i policisë. Por ndër të tjera ka deklaruar se ndodhin këto gjera edhe në Amerikë.

“Në fakt, kur vjen puna për kontroll, vetëkontroll, rregulla, disiplinë… Shqipëria, ende, fatkeqësisht, nuk është vendi i duhur. Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar”, shkruan Kazhani tek faqja e lajmeve tirana post qe ajo drejton.

Komentuesit, por jo vetëm ata, e konsiderojnë komentin e saj si mbrojtje për qeverinë dhe mungesë ndjeshmërie.

Ata i kujtojnë gazetares se ajo vetë ka plagosur me makinë një person ndërsa të tjerë rikthejnë Spiropalin në shtëpinë e vajzës së përdhunuar nga disa djem në Kavajë teksa tha se ngjarje të tilla janë edhe në filma.

Disa gazetarë afër qeverisë kanë komentuar sot ngjarjen duke u përpjekur ta ndajnë qeverinë nga ngjarja tragjile në Potam. Kjo ka zemëruar njerëzit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY