Rama, mesazh kërcënues për ata që protestojnë në rrjete sociale, por nuk...

Rama, mesazh kërcënues për ata që protestojnë në rrjete sociale, por nuk tregon se pse komisari i trafikantëve është sërish komisar

767
0
Shares

Plazhi i Potamit sot, braktisur nga pushuesit

Kryeministri Edi Rama postoi sot në Twitter duke sulmuar të gjithë ata që shprehën dhimbjen dhe protestën për vajzën 7 vjeçare vrarë nga një oficer policie në breg të detit.

Kryeministri thotë se ky ishte sezoni me i sigurtë, ndërkohë që siç duket e sheh si shifër vrasjen e fëmijës.

Rama shkumëzon ndaj qytetarëve që braktisën plazhin e Potamit sot por kanë braktisur në fakt të gjithë turizmin në vend, duke shënuar edhe frekuentimin më të ulët ndonjëherë.

Rama para shkumës që nxjerr nga tërbimi duhet të shpjegojë thjesht dhe shpejt se pse oficeri i policisë i dënuar, shkarkuar dhe arrestuar është sërish me të njëjtën gradë, me të njëjtën nivel drejtimi dhe ia del të çoj e të kthejë nga plazhi familjen me një gomone që kushton 300 euro ora. Nuk po i kërkohet shumë. r.p

Postimi i shkumëzuat i Ramës në twitter:

Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!

Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar!Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë,me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër!

Tragjedia e djeshme ka tronditur të madh e të vogël dhe ka krijuar një ndjenjë të rëndë shqetësimi, ndërkohë që Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar shumë më fort ndaj sfidës së garantimit të rendit ligjor jo vetëm në qarkullimin rrugor, po edhe atë ujor.

Vizioni i Shqipërisë turistike dhe ambicia që kjo të jetë dekada e kthimit të vendit tonë në kampionin rajonal të turizmit, lidhet edhe me rritjen e lartë të mjeteve lundruese dhe sfidën e disiplinimit të tyre, që nuk është një fjalë goje në një vend ku deri dje ato s’ekzistonin!

Shkarkimi i gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë dhe vendosja e një fokusi të shtuar mbi qarkullimin ujor,janë hapat e duhur që do të pasohen nga hapa të tjerë,në kushtet kur rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese përbën një sfidë të vazhdueshme për të gjithë!

Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s’është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre!

Uroj edhe njëherë që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY