Ardit Gjebrea, trishtim dhe revoltë pas ngjarjes së rëndë

Ardit Gjebrea, trishtim dhe revoltë pas ngjarjes së rëndë

110
0
Shares

Këngëtari dhe moderatori popullor Ardit Gjebrea ka shprehur hidhërimin e tij të thellë për ngjarjen tragjike në plazhin e Potamit në Himarë ku humbi jetën Jonalda Avdia 7 vjeçe.

”Nuk ka gjumë dot sonte!
Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Avdia, çfarë fatkeqësie!

Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël.

Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund:
Det pa ka kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara.
Plazhistë që notojnë me gomone, skafe e jet ski që u vijnë rrotull.
Asnjë limit shpejtësie, asnjë kontroll!

Trishtim! Ngushëllime familjes Avdia dhe paqe për shpirtin e pastër e të pafajshëm!”, shkruan Gjebrea në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY