KQZ: Vetëm dy kandidatë deri tani për bashkinë e Dibrës

KQZ: Vetëm dy kandidatë deri tani për bashkinë e Dibrës

48
0
Shares

Ndërsa sot përfundon afati i regjistrimit të kandidatëve për bashkinë e Dibrës, vetëm dy janë regjistruar në KZAZ që i përket kësaj bashkie, Sherefedin Shehu, kandidati i “Aleanca popullore për Punë dhe Dinjitet” dhe Muharrem Rama, kadidat i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

Partitë e regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesëmarrëse në zgjedhjet e datës 11 shtator në bashkinë Dibër, dhe që nuk janë pjesë e koalicioneve të regjistruara, të cilave në bazë të Kodit Zgjedhor dhe akteve të nxjerra nga KQZ, u lind e drejta për të regjistruar kandidatin e tyre për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Dibër, rikujtojmë se KZAZ nr. 19, punon në oraret 08.00 – 13.00 dhe pasdite 16.00 – 20.00, njofton KQZ.

Ndërkaq në datën 22 gusht 2016 përfundon afati për paraqitjen në KZAZ-në nr. 19 në Dibër, të propozimeve për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit. Sa më sipër, KQZ ju bën apel partive politike të cilat kanë të drejtën për të sjellë propozime për anëtarë të KQV-ve, t’i paraqesin pranë KZAZ-së sa më parë propozimet e tyre, pasi afatet janë të shkurtuara dhe KQZ ka detyrimin t’i trajnojë komisionerët menjëherë pas emërimit të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY