Viktima tjetër e atentatit në Sukth të Durrësit është Juxhin Dauti.
Në mars të vitit 2012, ai u akuzua për vrasjen e Fatjon Banit, ish-kampion i bilardos në Vlore. 31-vjeçari u ekzekutua me tre plumba në trup, kur po lëvizte me makinën e tij në lagjen “Pavarësia” dhe konkretisht në afërsi të godinës së repartit të zjarrfikësve. Për ngjarjen u dyshua si autor, shoku i tij, Juxhin Dauti, asokohe 22 vjeç.
Sipas hetuesve të çështjes, dy të rinjtë ishin duke udhëtuar bashkë në automjetin tip “Peugeot” me targa italiane, pas stadiumit të Vlorës, dhe gjatë kësaj kohë dyshohet se Dauti e ka qëlluar Fatos Banin me pistoletë. Por pas hetimit të ngjarjes dhe gjykimit të çështjes, Juxhin Dauti rezultoi i pafajshëm, pasi nuk u gjetën prova që e fajësonin për këtë vrasje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/