PD: Fatura e korrupsionit 600 mijë euro, jo për ndihmë ekonomike, por...

PD: Fatura e korrupsionit 600 mijë euro, jo për ndihmë ekonomike, por për familjarët e Ramës

66
0
Shares

Pas ish kryeministrti Sali Berisha ditën e djshme, ka reaguar edhe zyrtarisht edhe Partia Demokratike lidhur me skandalin e fundit te kryeministrit Rama i cili i ka dhënë 600 mijë euro firmës ku punon vajza e gruas së tij. Nëpërmjet zëdhënses së saj Ina Zhupës, PD ka thënë se kjo është fatura e korrupsionit e cila paguhet nga qytetarët për llogari të familjarëve te Kryeministrit. Sipas Zhupës me 600 mijë euro mund të zgjidheshin shumë probleme në vend.

Deklarata e plotë

600 mijë euro janë pagesë papunësie për 12 mijë familje të varfra; 600 mijë euro janë paga minimale për 3 mijë e 727 persona; Janë pensioni mesatar për 5500 persona; Me 600 mijë euro, Edi Rama mund të kishte siguruar ujë të pijshëm për 2 mijë banorë, duke ndërtuar një ujësjellës; Me 600 mijë euro mund të kishte rregulluar 5 kilometra rrugë dytësore, ose rrugë fshati që u shërbejnë mijëra banorëve.

Por Edi Rama ka zgjedhur t’ia japë firmës ku punon vajza e gruas së tij. 600 mijë euro, me një dorë. “Prandaj nuk ka para’ për investime, për ujësjellës, për rrugë, për vende pune, për të luftuar varfërinë, sepse paratë e shqiptarëve me Edi Ramën janë të destinuara për korrupsion, janë të destinuara të vidhen. Sepse pa transparencë, pa garë, pa kritere të shpallura, Edi Rama fut 600 mijë euro të shqiptarëve ne xhepat e kompanisë ku punon vajza e gruas së tij.

Për me demek konsulencë. Kjo është fatura e korrupsionit për qytetarët. Paratë shkojnë në llogaritë e familjarëve të kryeministrit, ndërkohë që shqiptarët kërkojnë ujë, rrugë, kërkojnë punë. Por Edi Rama nuk punon për shqiptarët, ai ka hequr dorë “de facto” nga detyra. Edi Rama punon vetëm për vete e për oligarkët që e rrethojnë.

Ina-Zhupa-847x477

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY