Prokuroria ka kërkuar masën ‘’arrest me burg’’ për 29 vjeçarin, Dijar Xhema nga Mitrovica e Kosovës që ushtroi dhunë dhe tentoi të rrëmbente 3 persona në Vlorë 2 ditë më parë.
Nesër në orën 09:00 pritet të jepet edhe masa e sigurisë për Dijar Xhemën.
Burime për Report TV kanë mundur të mësojnë se avokati ka depozituar kartelën mjekësore ku sipas tij 29-vjeçari vuan nga çrregullime mendore.
Ndërkohë që vetë kosovari ka pranuar se nuk ka lidhje me ISIS, por ka qenë nën efektin e drogës kur tentuar të rrëmbejë 3 personat.
Dijar Xhema dy ditë më parë dhunoi tre persona duke thirrur “Allahu Akbar”, “Jam i dërguar i Allahut” dhe “Do ju vras të gjithëve” .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/