Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç destabilizon komunat serbe një ditë para...

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç destabilizon komunat serbe një ditë para nisjes së reciprocitetit

56
0
Shares

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit ndlrkohë që në rrugë janë shfaqur maska duke keqtrajtuar shqiptarë që udhëtojnë në rrugët e veriut të Kosovës, vetëm pak orë para se të vihet në funksionim reciprociteti.

Në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, shkruan Radio Evropa e Lirë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.

Sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.

Ndërkaq, sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim. Besim Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë janë dëgjuar sirena.

Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur qarkullimin e udhëtarëve dhe automjeteve ne pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të bllokadave të vendosura nga serbet.

“Njoftohen të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Reciprociteti parashikon që cdo qytetar serb që hyn në Kosovë pajiset me një dokument nga Kosova me një afat 90 ditor. Me një dokument të tillë, qytetarët e Kosovës pajisen prej 11 vitesh, sa herë që hyjnë në territorin e Serbisë.

Ndërkaq, po nga 1 gushti do të nisë afati për riregjistrimin e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia. Qytetarët në Kosovë, që duan t’i riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës) do të kenë afat që ta bëjnë një gjë të tillë deri më 30 shtator.

Në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, besohet se qarkullojnë 10.000 makina me targa serbe, të tilla si KM (Mitrovicë e Kosovës), PZ (Prizren), UR (Ferizaj) e të ngjashme.

Nga Beografi po i fryhet flakës së konfliktit duke sjellë në terren edhe retorikën ruse me Ukrainën. Me anë të një postimi në twitter, Vladimir Gjukanoviç, një deputet në Asamblenë Kombëtare të Serbisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkruan se ai beson se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.

“Më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”, ka shkruar Gjukanoviç.

Ndërkaq Riho Terras, eurodeputet, ka thënë se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, duke u frymëzuar nga Rusia e Vladimir Putinit.

Ai tha se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të qëndrojnë të fortë.

“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bahskimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian”, ka shkruar Terras në Twitter.

Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar këtë mbrëmje pas tensioneve në veri të Kosovës.

Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela, thotë se barrikadimi i rrugëve në veri po bëhet me urdhër direkt të Presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

“Fakte për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Për ditë të tëra Vuçiq promovoi narrativë të rreme se serbët po persekutohen nga institucionet. Sot në orën 16, Petkoviq ia transmetoi urdhrin e Vuçiqit, Radoiçiqit (i sanksionuar), strukturuesit të paligjshëm të Serbisë filluan të ngrenë barrikada”.

Tutje theksoi se Rusia po mbështet plotësisht veprimet përshkallëzuese të Vuçiqit në veri të Kosovës.

“Vuçiq qartazi ka vendosur t’i qëndrojë besnik zotërisë së tij në Kremlin”.

“Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, për më tepër po i bën një nder Putinit duke krijuar tensione në Kosovë”, tha Vela. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY