Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua sot Terminali i ri, prej 5 mijë metër katrorë, pjesë e një investimi tëpërgjithshëm prej rreth 38 milionë euro të kryer në 1 vit e gjysëm, me objektivin për ta shndërruar Aeroportin e Rinasit nëportën hyrëse për të gjithë rajonin.
Rriten në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet përpunuese, shtohen 8 porta të reja, hyn teknologjia në leximin e pasaportave. Të gjitha këto për të shtuar komoditetin e pasagjerëve dhe për të përballuar fluksin gjithmonë në rritje.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në inaugurimin e Terminalit tëRi së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Në përshëndetjen e mbajtur, Kryeministri u shpreh se ky është një investim i mirëseardhur, i cili vjen në kohën e duhur dhe i përgjigjet më së miri kërkesave me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të pasagjerëve. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/