Edhe Edi Rama ka raportuar për Sigurumin e Shtetit përmes një spiuni sigurimi me iniciale N.L që kishte për të preferuar instruktore Shpresën.
Kjo është pjesë e një deklaratë që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka drejtuar Ramës 5 pyetje pak pasi ky i fundit publikoi një shkrim në lidhje me I.M dhe Ilir Metën.
Postimi i plotë: PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.
1.Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?
2.Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?
3.Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?
4.A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?
5.Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?
Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.
Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.
Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.
Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.
Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.
Ka shumë gjëra që kanë çmim.
Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.
Djali i Netës i di shaka këto.
Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/