Temperaturat e larta të ujërave të Mesdheut rrezikojnë vdekje masive të jetës...

Temperaturat e larta të ujërave të Mesdheut rrezikojnë vdekje masive të jetës detare

57
0
Shares

Ujërat bregdetare të Mesdheut janë disa gradë Celsius mbi temperaturën mesatare prej 24°C duke shkuar në 26°C për këtë periudhë të vitit. Ujërat ndermjet Ishujve Balearë të Spanjës dhe bregdetit italian janë deri në 5°C më të ngrohta se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, njoftoi agjencia spanjolle e motit AMET – ndërsa paralajmëroi gjithashtu se temperaturat rreth bregdetit spanjoll do të ishin 3°C në 4°C më i lartë deri të paktën në mes të gushtit.

Shkencëtari i oqeanit Jean-Pierre Gattuso tha për Reuters se uji pranë qytetit bregdetar francez të Nisës ishte 29.2°C më 25 qershor – rreth 3.5°C më i lartë krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar. “Ky është një rekord absolut që të paktën që nga viti 1994, por ka të ngjarë edhe më herët se kaq.

Valë te te nxehtit detar e goditën Mesdheun edhe periudhën 2015-2019, duke çuar në vdekje masive të jetës detare, sipas një studimi të kësaj jave nga Instituti i Shkencave Detare të Spanjës. Por vala e sivjetshme është më e keqe. “Ajo po zgjat edhe më shumë, e po kështu, dhe magnituda është më e madhe,” tha Gattuso, duke shtuar se dëmet do të nisin të shihen më fort gjatë muajit gusht.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY