Meta i kthen përgjigje me foto: Kur Edi Rama karikaturonte për revistën...

Meta i kthen përgjigje me foto: Kur Edi Rama karikaturonte për revistën e Sigurimit të Shtetit

144
0
Shares

Ish Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa karikatura që Edi Rama kishte publikuar në kohën e diktaturës në revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”.

Karikatura paraqet një të re që sheh me vështrim zhbirues ndaj një personi në stol , i dyshimtë si armik.

Meta shkruan se Partia e Punës, e kishte kryeministrin Edi Rama karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit e spiunazhit.

Reagimi i Ilir Metës:

“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.

Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar. Në foto: (Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983). a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY