Rama takon negociatorët dhe ministren, çfarë cilësish fuhet të shfaqin në Bruksel

Rama takon negociatorët dhe ministren, çfarë cilësish fuhet të shfaqin në Bruksel

65
0
Shares

Kryeministri Edi Rama takon ekipin e negociatorëve shqiptarë që do të punojnë për procesin e negociatave

Në kuadrin e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ekipin e negociatorëve shqiptarë, të cilët do të punojnë nën drejtimin e Ministres së Shtetit, njëkohësisht Kryenegociatores Majlinda Dhuka.

Pasi prezantoi rolin e saj në këtë proces tejet tërëndësishëm për Shqipërinë, Kryeministri Rama kërkoi nga negociatorët angazhimin maksimal në kryerjen e misionit të tyre. “Unë dua që në Bruskel skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje absolutisht positive. Dua që në Bruksel të flitet për seriozitetin, të flitet për këmbënguljen, të flitet për kapacitetet dhe të flitet për cilësinë e punës të skuadrës shqiptare”, iu drejtua Kryeministri grupit të negociatorëve.

Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe Ministrja e Shtetit, njëkohësisht Kryenegociatore Majlinda Dhuka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY