Ngjarja tragjike në Elbasan, Jetlira kishte një urdhër mbrojtje ndaj Ramisit

Ngjarja tragjike në Elbasan, Jetlira kishte një urdhër mbrojtje ndaj Ramisit

155
0
Shares

Një grua u qëllua për vdekje sot në Elbasan nga i shoqi ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit.

37-vjeçari Ramis Mici ka vrarë me thikë gruan me të cilën bashjëtonte prej 6 vitesh.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mici ka qëlluar me thikë bashkëjetuesen e tij Etlira Elezi e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Të dy kishin një shtëpi me qira në lagjen “Skënderbej”. Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

Pronari i banesës që u kishte dhënë shtëpinë me qira çiftit Ramis Micit dhe Jetlira Elezit ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 1 pas mesnate dhe ka gjetur viktimën të mbuluar me gjak.

Jetlira Elezi kishte marrë një urdhër mbrojtje nga policia pasi 4 ditë më parë e kishte denoncuar këtë të fundit për dhunë të ushtruar.

“Një muaj kishin që jetonin këtu. Para 4-5 ditësh u grindën dhe e e ndjera e denoncoi zotërinë në polici. Më pas erdhi policia këtu dhe e mori. Ajo zbriti nga kati i dytë ku po qëndronte dhe u vendos në katin e parë, i liruam një dhomë.

Mesa na tha neve, policia i kishte dhënë urdhër mbrojtje. Mbrëmë nga ora 1 pa 10 kur doli ai nga dera, e kishte ndjerë gruaja ime. Kur zbrita poshtë, pashë që dera ishte hapur, u afrova e pashë që ishte gjak dynjaja, ajo kishte mbaruar. Kur hyra brenda pashë kufomën e kishte kthyer kurrizin nga dera dhe gjithë dhoma ishte bërë gjak”, shpjegoi për mediat e pranishme pronari i banesës.

Mësohet se e ndjera ishte e divorcuar dhe kishte një fëmijë nga martesa e mëprashme ndërsa prej 6 vitesh bashkëjetonte me Ramis Micin. A.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY