Ambasadorja Yuri Kim uron Ballukun ndërsa thotë se korrupsioni është kërcënim kombëtar

Ambasadorja Yuri Kim uron Ballukun ndërsa thotë se korrupsioni është kërcënim kombëtar

42
0
Shares

Ambasadorja amerikane Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka theksuar rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin.

“Zhvillova sot një takim me Belinda Ballukun,për ta uruar për postin e ri si zëvendëskryeministre. Ne presim me padurim forcimin e bashkëpunimit në të gjitha frontet, duke përfshirë përgjigjen ndaj sfidave ndaj sigurisë së ushqimit dhe energjisë në shkallë globale të shkaktuar nga lufta e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës.

Konfirmuam gjithashtu bashkëpunimin e fortë të Shteteve të Bashkuara në lidhje me sulmin e fundit kibernetik kundër Shqipërisë. Ekspertët amerikanë nga agjenci të ndryshme po mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të kryer një ekspertizë të plotë; rritjen e sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe qytetarët; dhe të parandalojnë përsëritjen.

Në takim theksova edhe rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi. Si presidenti Biden e ka bërë të qartë, SHBA e sheh korrupsionin si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ne do të ndërmarrim veprime në përputhje me rrethanat”, postoi Kim në twitter.

Ministria e drejtuar nga Balluku ka prokuruar tendera rrugësh me 4-8 fishin e kostove reale ndërsa ka shitur dhe blerë energji me çmime deri dy fishin e tregut. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY