Pastrohet Gjipeja nga çadrat dhe zhezlongët e privatëve, dielli falas

Pastrohet Gjipeja nga çadrat dhe zhezlongët e privatëve, dielli falas

50
0
Shares

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe, Himarë.

Procedohen penalisht administratorët e 4 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 130 çadra dhe shezlongë.

Nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasit:

M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë, njoftoi policia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY