Berisha: Erdhi ish-zv/presidenti i SHBA, Pence, dhe nuk takoi asnjë qeveritar, se...

Berisha: Erdhi ish-zv/presidenti i SHBA, Pence, dhe nuk takoi asnjë qeveritar, se do dilte ajo që ndodhi me Pompeon!

62
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berishaka komentuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA si dhebkobkretisht ato të PD dhe PS.

“Erdhi ish-zv/presidenti i SHBA, Pence, dhe nuk takoi asnjë qeveritar, se do dilte ajo që ndodhi me Pompeon! Këta të turpërojnë!”, tha Berisha.

Ne sot zotohemi që siç punuam, siç shënuam kulmet e marrëdhënieve në këtë 100 vjetor që lamë, kulme të tjera do të shënojmë në 100 vjetorin që vjen në këto marrëdhënie. Nuk mund të mos ndjejmë keqardhje që sot, ua thash gazetarëve se më pyetën a ndjeve keqardhje që s’ishe sot me kryeministrin në kremtim. Si mund të ndjeja keqardhje unë? Të shkoja në kremtim tek ata do të ishte njëlloj si të çosh Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë, siç e çuan. Fatkeqësia e Shqipërisë është se sot në 100-vjetor ka një qeveri e cila nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë aty ku është. E cila me rekordet e zeza që ka shënuar në mënyrën më të pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët, ia nxinë faqen këtij vendi dhe këtij kombi, pas Enver Hoxhës, më shumë se kushdo tjetër.

Ky është 100-vjetor. Para 1 muaj erdhi këtu ish-zv/presidenti i SHBA, një burrë i respektuar nga mbarë kombi i tij. Nuk takoi asnjë zyrtar të vetëm. U takua me muxhahedinët iranianë dhe jashtë të gjitha protokolleve, u kthye direkt në vendin e tij. Pse kjo? Sepse nuk donte të merrte “pleshta”, ta themi kështu me fjalë popullore. Se kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Pompeon. Erdhi dhe ai, e dërguan gjoja në Konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte? Një eksponent kryesor, ua them me të dhëna të sigurta, eksponent kryesor i bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Balla.
Pastaj ai kur e mori vesh u largua dhe në njoftim për shtyp nuk citoi asnjë shqiptar. Isha, takova MEK, dhe u ktheva, i fshiu takimet se këta të turpërojnë. Këto të gjitha janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo qeveri e cila në shumë e shumë drejtime, është absolutisht kryekëput anti-shqiptare.

Berisha: Në 30 vite, realizimet më madhore të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, janë të lidhura me qeverinë e Partisë Demokratike

Një orë e gjysmë më parë isha para gazetarëve dhe u thash se unë po shkoj në Rrëshen për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane me njerëz të ndershëm, me mirditorë të mençëm, me njerëz me ideale të pastra. Kam shumë kënaqësi së bashku ne sot të nderojmë këtë 100-vjetor me ndjenjën e mirënjohjes më të thellë ndaj vendit të madh të lirisë i cili ka bërë më shumë se çdo vend dhe komb tjetër për lirinë e shqiptarëve që nga viti 1920, presidenti Wilson grisi, hodhi në kosh projekte të cilat copëtonin edhe Shqipërinë.

Historia 30-vjeçare, sigurisht që SHBA kontribuuan më pas në ndërtimin e shtetit shqiptar dhe ndihma e tyre ishte thelbësore me shkollat e shkëlqyera që ngritën në Tiranë dhe Kavajë. Me misionarët e mëdhenj të tyre të cilët bënë gjithçka për të çuar përpara kauzën e arsimit në Shqipëri dhe të zhvillimit të Shqipërisë për të paraqitur atë para publikut dhe administratës amerikane, ndër ta edhe shkrimtarë të mëdhenj të kohës siç ishte Rose Wilder Lane me të famshme Majat e Shalës që u bë në kohën e vet një nga librat më të lexuar në kohën e udhëtimeve.
Pra, marrëdhëniet kanë një histori gjithnjë vetëm pozitive.

Natyrisht ne i kremtojmë këto marrëdhënie, demokratët, me ndjenjë krenarie të veçantë, pasi në 30 vite realizimet më madhore të këtyre marrëdhënieve janë të lidhura me qeverinë e PD. Që nga pritja në shtëpinë e bardhë nga presidenti Bush, më pas nga presidenti Klinton. Më vonë do të ishte ngjarja më kulmore në këto marrëdhënie vizita e presidentit George W.Bush në qershor 2007 në Tiranë, mesazhet historike për pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO. Vizita të tjera do të bëheshin nga pala shqiptare dhe priteshin nivelet më të larta të atij vendi të madh, sikundër shtetarë të tjerë do të vinin në Shqipëri. Veçanërisht vizita e sekretares Kliton në 100-vjetorin e pavarësisë dhe mesazhet që ajo solli para shqiptarëve. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY