Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit, opozita debat për trashëgiminë...

Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit, opozita debat për trashëgiminë në Tiranë

51
0
Shares

Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë zhvilloi këtë mbrëmje bashkëbisedimin me temë “TRASHEGIMIA NË RREZIK: Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ndërsa diskutuan ekspertë të trashëgimisë kulturore, aktivistë, gazetarë etj.

Çfarë thanë ekspertët dhe aktivistët:

Rubens Shima, studiues, historian: Kjo estetikë që shohim sot, kjo arkitektura e sotme nuk është gjë tjetër veçse shija korruptive e këtyre njerëzve të babëzitur që gjithçka që është publike duan ta përvetësojnë, aty ku mundit ta ndërtojnë dhe aty ku nuk munden ta kthejnë, ta shndërrojnë në përfitim për godinat e tyre, siç ndodh edhe me sheshin Skënderbej. Nuk di hollësira, por më bën përshtypje se ç’është ky shtet që nuk menaxhon dot një pallat mbretëror. Ky shtet një pallat mbretëror ka, dhe këtë do t’ia japë një privati.

Beti Njuma, gazetare: Tirana është qyteti im, ku unë kam lindur, ku jam rritur, është qyteti i gjyshërve dhe të parëve të mi, tiranas të vjetër, autoktonë. Qyteti ku kam zgjedhur të rris fëmijët e mi. Mbi të gjitha është një qytet që sot lëngon, është pa kujtesë, pa identitet, ka humbur shumëçka nga kujtesa historike. Kemi qenë dëshmitarë të asaj batërdie që i është bërë. Nuk jam kundër ndërtimeve, por gjithçka duhet bërë në një raport të drejtë me identitetin, kujtesën historike, me atë që përbën zemrën e një qyteti. Tirana ka humbur betejën me trashëgiminë. Të huajve dhe fëmijëve tanë kemi pak për t’u treguar. Organizatorët më thanë që për 1 javë u munduan të gjenin një shesh, një hapësirë me pak identitet të trashëgimisë historike. E kishim të vështirë të gjenim një hapësirë të tillë, gjë që tregon se çfarë i kanë bërë Tiranës njerëz që kanë patur pushtetin dhe kanë vulën e tyre mbi qytetin tonë të dashur.

Ilda Mara, studiuese: Do të ishte mirë që ky ligj për trashëgiminë kulturore që është çalaman, ka shumë hapësira. Po e provojnë me Butrintin, trashëgimi e UNESCO-s dhe në momentin që bie një kështjellë si Butrinti mendoj që gjithçka tjetër mund të shkojë mëe pas. Këta jane seriozë, ADF, por frika mund të jetë se kush mund të vijë më pas, kush mund të marrë Durrësin, Apoloninë, Beratin, Gjirokastrën. Do të ishte mirë që ju mund të inicioni edhe një përmirësim të ligjit dhe një kërkesë që tashmë u hapën negociatat, ne kemi mundësi që të marrim asistencë teknike nga BE. Mund të jetë një kërkesë shumë praktike që mund t’i vijë në ndihmë trashëgimisë kulturore. Duhet të kemi një qendër për trashëgiminë kulturore. Duhet punuar me ekspertët lokalë, ekspertë që i kanë plasur derën Mirela Kumbaros. Dua të sjell një shprehje të Abraham Lincoln: “Nëse mendojmë se kultura është e shtrenjtë, atëherë provoni injorancën”. Kultura, identiteti janë shumë të rëndësishme. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY