Ish Presidenti Ilir Meta hodhi poshtë sot të dhënat se ai ka qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se është manipuluar.
Meta e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp në selinë e Partisë së Lirisë.
Meta tha se kërkimi është bërë mbi një email anonim ndërkohë që ai është verifikuar që nga viti 1992 kur u bë deputet.
Meta tha se Autoriteti duhet të tregojë se sa I.M kanë qënë në fakultetin e Ekonomisë. “Unë njoh rreth 50 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qënë dy Ilir Metaj. Unë kam qënë sekretar rinie i Fakultetit që nga viti i dytë”, tha Meta.
Dua të sigtoj qytetarët e Shqipërisë se pas 30 vitesh jam këtu e do jem sërish po aq. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/