Xhelal Mziu del nga SPAK, mësohet padia që Rakip Suli ka bërë...

Xhelal Mziu del nga SPAK, mësohet padia që Rakip Suli ka bërë ndaj tij

42
0
Shares

Deputeti i PD, Xhelal Mziu u mor sot në pyetje për disa orë lidhur me kallëzimin e bërë nga kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Padia ka lidhje me favorizimin e dyshuar që ka bërë Mziu ndaj subjeketeve private gjatë kohës kur ishte në krye të bashkisë së Kamzës.

“Akuza të tilla kanë ardhur nën ankthin e zgjedhjeve të parakohshme nga rivalët politikë. Kryetari aktual i bashkisë cdo lezër që gjen në zyra e dërgon në SPAK”, tha Mziu ndërsa dha komente të tjera pasi çështja ishte ende nën hetim.

Kryetari Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipëfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë siç parashikon ligji i urbanistikës që 3% ti kalojë bashkisë për banesa sociale.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY