“Rama e shkarkoi Ahmetajn që të arratiset”

“Rama e shkarkoi Ahmetajn që të arratiset”

77
0
Shares

“Rama e shkarkoi Ahmetajn që të arratiset, por nuk do e lejojmë”, tha kreu i opozitës Sali Berisha sot në një konferencë për shtyp në Tiranë.

U arratis edhe në 2005:

Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil.
Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij.
Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës.
Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnish pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur.
E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn, shko edhe prapa diellit. Por nuk do kesh shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është për jetë a vdekje.

Berisha shpjegon rolin e kryetarit të bashkisë: Veliaj shkeli çdo ligj për mega-aferën e djegësave:

Madhor në këtë aferë është kreu i Bashkisë së Tiranës është Erion Veliaj.
Thashë edhe njëherë, djegësi i Tiranës shkon në 283 milionë euro.
Erion Veliaj nuk ka lënë ligj pa shkelur për të bërë realitet vjedhjen monstruoze me Edi Ramën.
Ndaj gazetarë, ju bëj thirrje, harrojeni fjalën korrupsion, por të përdorim fjalën vjedhje, se ky është përkthimi i saktë i kësaj fjale në gjuhën shqipe.
Për të vjedhur Erion Veliaj, një vepër për të cilën duheshin firmat e të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës, e ka firmosur vetëm ai, në kundërshtim me çdo ligj. I papërmbajtur në vjedhje.
Pa pyetur Këshillin Bashkiak, ai firmos për financimin prej 90 milionë euro të djegësit të Tiranës. Ai firmos edhe penalitete për bashkitë e tjera, nëse nuk u përgjigjen me ngarkesat e plehrave kompanisë së tij dhe Edi Ramës.
Erion Veliaj, prej pesë vitesh, u merr qytetarëve të Tiranës, pa TVSH, 28 euro për ton mbetjesh. Në një kohë kur kontrata e firmosur me kompaninë Gugalja-Rama-Veliaj, thotë se plehrat për depozitim do paguhen me 12 euro toni.
Gjer sot, as edhe një ton nuk është djegur, pasi djegësi nuk ekziston. Por në këto 5 vite, Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë plaçkitur shqiptarët e kësaj zone, duke i detyruar të paguajnë për çdo ton të depozituar në fushën e Sharrës, minierën e tyre të floririt, 28 euro pa TVSH. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY