Berisha shpjegon rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë në aferën mafioze...

Berisha shpjegon rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë në aferën mafioze të inceneratorëve

63
0
Shares

Kreu i PD Sali Berisha ka shpjeguar sot rolin e Sekretatit të Përgjithshëm të kryeministrisë në aferën mafioze të inceneratorëve.

”Mafiozi Agaçio mashtroi, aty nisi afera e tmerrshme 450 milionë euro”, deklaroi Berisha.

Shpjegimet e Berishës për “Don Agacian”:

Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze. Por para se të shkojmë te ai, dua të ndalem te i dyti pas Edi Ramës. Ai është mafiozi, që unë e kam quajtur Don Agaçio Dhuratmadhi.
Ky mafioz ka shkelur nga Kodi Penal, nenet e shpërdorimit të detyrës, e shkeljes së barazisë në tendera, e fshehjes së të ardhurave, e përfitimit të paligjshëm, korrupsionit pasiv, pastrimit të produkteve të veprave penale, moskallëzim krimi, etj.
Ai, në mënyrë më të papërgjegjshme, është promotor i aplikimit të procedurës me negociata të mbyllura.
Po rikujtoj këtu se, detyra e tij më kryesore është një: të shikojë përputhjen me aktet ligjore të vendimeve të qeverisë.
Ai ka një departament specialistësh, të sprovuar juridikë dhe ka një departament të luftës kundër korrupsionit.
Por, interesi i pasurimit të tij personal, e shtyn këtë mafioz të shkruajë se, të mashtrojë se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën. Autoriteti kontraktues nuk ka shpallur asnjë procedurë, por e ka dhënë me negociata të mbyllura si në shpellat e mafias.
Këtu fillon afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura.

Lidhja me Mërtirin/ Berisha: Ja pse Ahmetaj është strumbullari i aferës

Pse Arben Ahmetaj është strumbullari? Ekipi i kësaj megavjedhje ka pasur tre ushtarë: Zoton, Gugalen dhe Mërtirin.
Arben Ahmetaj, i pyetur në komisionin parlamentar, paraqiti traumën e tij, por nuk pohoi njohjen me Mërtirin.
Unë u them shqiptarëve se ai ka qenë menaxher i kompanisë Hermes, me të cilën Arben Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse, që kapin vlerën e 13 milionë eurove.
Arben Ahmetaj pësoi një aksident kur ishte i shoqëruar në Maqedoni me këta mafiozë.
Arben Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fondin për djegësit, jo pak por 55 milionë euro.
Ai vërtet nuk ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës, por ka firmosur në kontratën e projektit të djegësit të Tiranës.
Ai u shkarkua vetëm me një qëllim: të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY