Presidenti aktual i Serbisë, ish ministër i Informacionit në qeverinë e fundit të Sllobodan Milosheviqit kur Serbia bëri genocid në Kosovë vijon të jetë ende non grata në vendet e BE.
Ai u shpall i pafëshirueshëm në vitin 1999 bashkë me familjarë të Millosheviqit dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Më poshtë është dokumenti që përmban vendimin e Këshillit Evropian, pra presidentët dhe kryeministrat ku Vuçiç është non grata.
Dokumenti u ripublikua sot ne mediat sociale nga ish ministri Ylli Manjani.
“Ja, doni muhabete non gratash?!
Urdhno!
Këshilli i Ministrave të Europës ka shpallur non grata të gjithë zyrtarët e Millosheviçit. Edhe Alexandar Vuçiç është non grata. Ministër i Mollosheviçit, jo shaka.
Këtë të fundit nuk e pengoi aspak non grata të vijë në pushtet e të sundojë në Serbi.
Por ç’është më kryesorja që lidhet me punët tona është se Edi Rama nuk njeh shqiptarin Berishë, udhëheqësin e opozitës me pretendimin se është non grata, ndërkohë është mik për kokë me serbin non gratë Vuçiç!
Ndaj them të merremi me punët tona.
Inceneratorët, mos harroni”, shkruan ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/