Presidenti i ri thotë se angazhimi i marrë në betim është udhërrëfyesi i tij i vetëm dhe se nuk do të tolërojë askënd që vendos interesat personale përballë interesa të kombit tonë. Presidenti tha se vendim përmes unitetit vendi do të shkojë përpara.
“Do të insistoj gjithmonë për bashkëpunim mes forcave politike. Konflikti nuk është shërbyes i mirë! Të krijojmë ura lidhëse midis shtetasve dhe shetit. Vendi ka nevojë për unitet dhe të gjithë bashkë ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur”, tha ai.
Begaj tha se maxhoranca dhe opozita duhet të gjejnë rrugën e bashkëpunimit përpara konfliktit duke theksuar se po jetojmë një periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë.
“Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur, është përmbushja e ëndrrës shekullore dhe bekimi i së ardhmes. Unë e njoh dhe e mbështes punën e qeverisë dhe opozitën shqiptare. Do dëshiroja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit,. Periudha që po jetojmë është një nga më të vështirat që pas luftës së dytë botërore. Presioni rus e ka futur vendin në një tjetër krizë.
Shqipëria dhe shqiptarët janë rreshtuar në krahun e duhur përkrah aleatëve. Duhet të respektojmë vendimet, të mos i shmangemi detyrave dhe të mos përfitojmë nga momentet e vështira. Vetëm kështu respektojmë shpresën e qytetarëve tanë”, deklaroi Begaj. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/