Replika me Ramën, media publikon skandalet e drejtorit të doganës, kryeministri e...

Replika me Ramën, media publikon skandalet e drejtorit të doganës, kryeministri e quan presion, më pas komenton komentin e vet

107
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur dy herë sot për publikimet e skandaleve në drejtorinë e doganave, njëherë me nëntekst dhe me pas për të sqaruar nëntekstin në një mënyrë tjetër pas reagimit të news24 që ka publikuar disa skandale të drejtorit të doganave.

“Unë u shpreha qartë pa marrë anë. Përkundrazi, thashë se kush është viktimë e një shpifjeje apo shënjestër e një akuze legjitime, duhet të ketë të drejtën minimale të publikimit të opinionit të vet!Dhe siç shihet edhe këtu,kjo nuk ndodh,po vazhdon avazi!”, thotë Rama pak pasi foli më herët në mbrojtje të ‘autorit të krimit’.

Rama reagoi pasi media i kërkoi llogari se pse nuk reagon pas publikimit të dokumentave.

Reagimi i news24:
Prej 2 ditësh News24 dhe BalkanWeb po publikojnë disa dokumente që implikojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli në emërime të personave me precedentë penalë në sektorë kyçë të doganave.

Kemi publikuar dokumente autentikë të vendimeve të gjykatave greke për drejtorin e hetimit në Drejtorinë e doganave Artur Sejati, si dhe për 3 zyrtarë të tjerë të lartë të cilët janë arrestuar në flagrancë në Greqi dhe më pas janë gjykuar nga gjykatat greke për vjedhje, grabitje, kontrabandë dhe grup i strukturuar kriminal.

News24 ka botuar vetëm vendimet e gjykatave greke. Cfarë ka me interes publik në këtë çështje është fakti që këta persona janë promovuar në poste të larta me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, dokumente që News24 i ka bërë publike.

News24, duke përmbushur standardet më të larta profesionale, në interes të publikut shqiptar, është i hapur dhe ka pritur qëndrimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave mbi këto fakte e dokumente që ka publikuar. Por ai ka zgjedhur që të merret me çështje të tjera që nuk kanë lidhje me faktet dhe dokumentet që i interesojnë opinionit publik.

Sot qëndrimit të zotit gazheli i cili nuk reagonte mbi faktet dhe dokumentet e News24, i është bashkuar në një mbrojtje politike edhe kryeministri Rama duke aluduar për presion mediatik.

Nuk është hera e parë që ne si media vendosemi në këtë lloj presioni nga politika, kur botojmë fakte dhe dokumente në interes të opinionit publik. Ndërsa kryeministri aludon për presion mediatik, ai nuk sqaron se përse drejtori i tij i Doganave nuk kthen përgjigje mbi faktet dhe dokumentet që në kemi publikuar. Ky është presion i drejtpërdrejtë ndaj medias për të mos publikuar fakte dhe jo e kundërta siç aludon kryeministri.

Nëse Drejtori i Doganave ka një përgjigje për vartësit e tij të promovuar në detyra të larta, në kushtet kur për ta ka vendime penale nga gjykatat greke, nuk ka nevojë për mbrojtjen politike që i bën kryeministri.

News24 do të vazhdojë të botojë fakte dhe dokumente mbi evazionin dhe shkeljet në Doganat Shqiptare, ku perceptimi për korrupsion është shumë i lartë. Por ne nuk do merremi me perceptime, por me publikim të fakteve dhe dokumenteve të reja.

Të rendisësh fakte zyrtare aq më tepër nga një shtet i BE, nuk do të thotë të shpifësh dhe as të bësh presion. E kundërta është e vërtetë; të ngresh konceptin e një presioni dhe të njohësh si shpifje vërtetësinë e fakteve./ Marrë nga Balkanweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY