Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë janë këshillat vendorë të sigurisë, Çuçi flet për një strukturë joligjore

22/07/2022
Çfarë janë këshillat vendorë të sigurisë, Çuçi flet për një strukturë joligjore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Pogradec, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kishte gjithashtu një mesazh për kryebashkiakët e vendit përsa i takon cështjes së sigurisë publike.

Ai tha se vetë kryetarët e bashkive janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e punës së përbashkët për garantimin e sigurisë publike në zonën e tyre.

“Kam një mesazh për të gjithë kryetarët e bashkive që duhet ta kuptojnë që ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e sigurisë publike në bashkinë e tyre. Unë kam porositur veçanërisht drejtorët e policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve që të ngrenë dhe të jenë aktivë; – dhe në disa prej bashkive kanë filluar të jenë aktivë Këshillat Vendorë të Sigurisë. Dhe aty ku kanë filluar të funksionojnë këto Këshilla Vendorë, statistikat e tregojnë vetë numrin në rënie të krimeve në bashki. Eshtë shumë i rëndësishëm ky bashkëpunim për shumë vepra të cilat kanë nevojë për syrin e gjithkujt, që lidhen qoftë me vepra kundër territorit, që ka të bëjë me ndërtimet pa leje apo krimet mjedisore, ashtu edhe me krime të tjera që janë pak të natyrës më të veçantë siç është tentativa për mbjellje kanabisi në vende të ndryshme”, u shpreh ministri Çuçi.

Në vijim ai theksoi se falë këtij bashkëpunimi, deri më sot, po shënojmë vitin më të mirë për sa i takon luftës kundër mbjelljes së kanabisit në Shqipëri, e thënë kjo edhe nga partnerët tanë. Po kështu sipas ministrit, kemi shënuar një hap cilësor përpara për sa i takon kontrollit të territorit.

“Mbetet shumë për t’u bërë në këtë aspekt, qoftë koordinimi midis strukturave të specializuara që kanë bashkitë, por mbi të gjitha, të asaj klime të bashkëpunimit midis bashkive dhe kryetarëve të bashkive që kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë pikë, me strukturat e policisë. Punonjësit e policisë në komunitet janë pjesë përbërëse e komunitetit. Ata trajnohen për këtë punë; marri një trajnim specifik për të qenë të tillë. Dhe unë shpresoj që modelet e mira që i kemi tashmë në bashki të ndryshme në Shqipëri, t’i përçojmë në gjithë bashkitë. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohet se siguria publike është edhe përgjegjësi e juaja (e vendorëve), po aq sa e policisë, sikundër nuk mund të kemi kurrë sukses në goditjen e krimit pa pasur këtë bashkëpunim dhe këtë bashkërendim me ju”, deklaroi ministri Çuçi.m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.