Kapet aty ku nuk e priste, mendonte se Qafë Prushi nuk kishte...

Kapet aty ku nuk e priste, mendonte se Qafë Prushi nuk kishte kompjuter

254
0
Shares

Jetonte rehat në Londër por vendosi të kthehet në vendlindje. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Qafë Prush.

Në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, ndaluan shtetasin në kërkim kombëtar M. C., 31 vjeç, banues në Londër, Angli.

Gjatë procedurave në hyrje të PKK Qafë Prush, ky shtetas rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga DVP Tiranë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY