3 fëmijë 15 vjeçarë bllokohen me padelon në det, ndërhyn policia

3 fëmijë 15 vjeçarë bllokohen me padelon në det, ndërhyn policia

46
0
Shares

Policia Kufitare e Durrësit u erdhi në ndihmë 3 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon.

Rreth orës 17:05, është marrë njoftim se në det të hapur, në vendin e quajtur “Adriatik 1”, Durrës, kishin mbetur 3 shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Durrës, të cilët kanë konstatuar se larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 3 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi iu kishte bllokuar timoni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 3 pushuesit, të moshës 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Durrësit këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY