Një deputet tjetër socialist ia ka dalë që të futë një tjetër nen kundër lirisë së medieve në ligjet për reformën në drejtësi.
Ulsi Manja që ka qenë relator për projektligjin për organizmin dhe funksionimin e prokurorisë, ka kaluar një nen që është i ngjashëm me atë që u zbulua këto ditë në projektligjin për SPARK.
Sipas shqiptarja.com, bëhet fjalë për paragrafin e tretë të nenit 6 të projektligjit për prokurorinë që parashikon që “çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë që cenon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit.”
Përmbajtja është pothuajse e e njejtë me nenin 13 të projektligjit për SPAK-un. Thjesh fjala media është zëvendësuar me togfjalëshin “mjeteve të infomacionit”.
Në lidhej për nenin antimedia tek projektligji për SPARK u akuzua Fatmir Xhafaj, kësaj herë një koleg tjetër i majtë po tenton të fusë mediat në kurthin e censurës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/