Tmerr në fshatin Brataj, 6 fëmijë dhe prindërit,4 orë nën tytën e...

Tmerr në fshatin Brataj, 6 fëmijë dhe prindërit,4 orë nën tytën e armës së hajdutit. Detajet e policisë

115
0
Shares

Mbajti peng për disa orë, në Brataj të Vlorës, nën kërcënimin e një arme, anëtarët e një familje, në banesën e tyre, dhe iu vodhi me dhunë një shumë parash, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një armë gjahu, një shumë parash dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

U bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Vitrin Çobaj, 38 vjeç, banues në fshatin Vajzë, Vlorë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Detajet:

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më 16 korrik, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur. Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari Vitrin Çobaj, ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY