Bylykbashi: Vesi del me shpirtin thone…

Bylykbashi: Vesi del me shpirtin thone…

64
0
Shares

Deputeti demokrat dhe nënkryetari i komisionit të Reformës për Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka denoncuar futjen e një neni tjetër kundër medias tek projektligji i Prokurorisë.

“Kjo mazhorancë e ka tmerr lirinë e medias, si etërit e 1944 që i frymëzojnë. Para tre ditësh sollën në komision ligjin për Prokurorinë Speciale, të cilin e kishin hartuar në errësirë të plotë, me të cilin media dënohej nëse tentonte të bënte transparencë, duke e quajtur “ndikim të papërshtatshëm”!

Opozita dhe media e denoncoi menjëhere. Ai nen nuk kalon!

Por këta nuk heqin dorë nga kërcenimi mbi median! Mesa duket, të njejtin kërcënim e kanë futur tek ligji i Prokurorise se zakonshme; ligj tjeter ky. Edhe kete e kane gatuar te vetem ne komision kur u mblodhen para miratimit te amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si cdo gje tinzare, edhe kjo eshte bere ne fshehtesi.

Ky nen i ri qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans (as teorik) te kaloje! Opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances!”, deklaron Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY