Parlamenti maqedonas miraton projektin francez, hapet rruga e negociatave edhe për Shqipërinë

Parlamenti maqedonas miraton projektin francez, hapet rruga e negociatave edhe për Shqipërinë

42
0
Shares

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez i cili i hap rrugë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Propozimi francez u miratua me 68 vota pro të mazhorancës, ndërsa opozita maqedonase u largua nga Parlamenti para se të niste votimi.

Prej 3 ditësh, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut diskutonte për propozimin e Francës që zgjidhte ngërçin me Bullgarinë, shtet ky që ka vendosur veton dhe mban bllokuar procesin e negociatave për RMV-në, e rrjedhimisht edhe për Shqipërinë duke qenë se dy vendet janë së bashku në këtë proces.

Në Shkup janë zhvilluar protesta prej disa ditësh kundër propozimit francez.

Me miratimin nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut të propozimit francez, pritet që javën e ardhshme të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe RMV-së me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave. Liderët europianë i kishin bërë thirrje Shkupit zyrtar që të pranonte propozimin francez, ndërsa partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e ka kundërshtuar fort. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY