Anri Kashiku shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ shpëtoi dje dy fëmijë pa u...

Anri Kashiku shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ shpëtoi dje dy fëmijë pa u mbytur në det

58
0
Shares

Kryeministri Rama shprehu sot ngushëllimet e tij në familjen e Anri Kashikut, Dëshmor i Atdheut”, i cili humbi jetën një ditë më parë.

Anri Kashiku është djali hero që dha jetën e tij për të shpëtuar dy jetë të tjera nga deti me dallgë, atë të vëllait të tij të vogël dhe të shokut të tij.

Kryeministri Rama ishte në shtëpinë e familjes Kashiku, për t’i ngushëlluar për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tyre, si dhe për t’i dorëzuar familjes statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për Anrin.

“Sipas ligjit të ri që kemi bërë ne dhe që lidhet me aktet e herozimit, se ai shpëtoi dy jetë, ai shpallet “Dëshmor i Atdheut”– tha Kryeministri Rama.

Anri njihej nga miqtë e të afërmit e tij si një djalë i ri, i guximshëm dhe i apasionuar pas futbollit.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY