Banorët e pallatit që prishet denoncojnë bashkinë e Tiranës

Banorët e pallatit që prishet denoncojnë bashkinë e Tiranës

51
0
Shares

Banorët e Kombinatit në Tiranë denoncojnë shkeljet e Bashkisë Tiranë me planin e rindërtimit.

Pjetër Gjeloshi një banor i kombinatit tha se po na largojnë pa asnjë njoftim. Nuk e dimë se ku do të shkojmë, thotë ai.

“Unë quhem Pjetër Gjeloshi, banor i pallatit 30 vjet. Na ka ardhur një letër në muajin dhjetor për banesën nuk kemi lëvizur, na ka ardhur një letër dhe tani. Pa asnjë lloj arsye, vetëm se me datë 14 lironi banesën.
Ne nuk na ka ardhur asnjë informacion, ne na ka ardhur vetëm letra dhe disa familjarë kanë filluar të ikin, disa kanë ikur disa kanë marrë bonuse, unë s’kam marr bonus.
Nuk ka ardhur njeri të na thotë ku do shkoni, ku do rrini dhe se për sa kohë do pritni për pallatin.
Unë nuk kam marrë përgjigje fare nga minibashkia, po deshe bonos thanë, mirë. U lajmërua vetëm se është nga IKMT-ja.
Nuk e di ku do jetojmë nëse shembet. Rrugëve. Jemi 5 anëtarë në familje. Tani aktualisht jetoj në një banesë afër spitalit amerikan ku qiraja është 30000 lekë dhe aktualisht jemi pa të ardhura jemi pa punë”, shpjegoi Gjeloshi.

Bashkia e Tiranës ka urdhëruar shpërnguljet e banorëve nga pallati ndërkohë që për pak kohë do të bisë projekti i rehabilitimit.

Ndërsa një banor i Kombinatit tha se i kërkojnë që t’ia dhuroj pronën bashkisë, ata duan të bëjnë pallate.

“Kam 548 metër me hipotekë dhe 76 shtesë. Ata më njohin vetëm 48 metër sipas letrave që kanë sjellë dhe më thonë t’ia dhuroj bashkisë. Unë s’kam qejf ta dhuroj. Por ata sollën urdhrin tjetër se me datë 14 shembet, i liruam, ikëm.

Me ligjin nuk bëjmë dot rezistencë. Unë kam bërë kërkesë që në 2015 për legalizim, figuroj në kadastër, s’më kanë kthyer përgjigje. Kam hapur gjyq. Kam dalë me qira. T’ja dhurosh bashkisë, bashkisë i dhurohet për interes publik, jo për të bërë pallate. Nuk kemi asnjë informacion të shkruar se për çfarë do përdoren pallatet vetëm fjalë goje, asgjë të shkruar”, tha ai. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY